Lajme

Selmanaj: Diskursi i Kurtit paska qenë veç të vijë në pushtet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:27 / 10 May 2023

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj tha se Qeveria Kurti e ka dëshmuar se e gjithë përpjekja e saj e gjatë opozitare ishte vetëm për pushtet.

Ai ka thënë se qytetarët e kanë parë që diskursi i tij ishte fiktiv.

“Qytetarët e kanë parë që i gjithë ai diskurs i këtij kryeministri paska qenë fiktiv. Krejt i paska pasur për të ardhur në pushtet”, ka thënë Selmanaj.

Selmanaj ka thënë se në Qeverinë e Abdullah Hotit, pjesë e së cilës ishte edhe ai, kishte qasje të mirëfilltë për dialogun.

“Në Qeverinë Hoti, ku isha unë, e ndërruam qasjen. Hoqëm taksën dhe hapëm mundësinë dhe ajo na çoi në Uashington. Strategjia jonë ka qenë do të diskutojmë për gjithçka, por s’do të merremi vesh për asgjë, pa u pajtuar për gjithçka”, tha Selmanaj në T7.

Por, sipas tij, kjo agjendë u dëmtua me Kurtin në krye të qeverisë. E për më shumë, sipas Selmanajt, Kurti përfundoi në agjendën e Serbisë.

“Kur erdhi ky kryeministër, e ndërroi tërë agjendën. Tha është i parëndësishëm dialogu, e pastaj rrëshqiti në dialog pa strategji, pa transparencë, pa llogaridhënie, e me gjasë përfundoi në agjendën e Serbisë”, tha Selamanaj.