Lajme

Selmanaj dyshon se milionat e Martin Berishajt kanë përfunduar në Vetëvendosje

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:00 / 24 August 2024

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka shprehur dyshimet se milionat që i ka nxjerrë ambasadori Martin Berishaj nga kontot, kanë përfunduar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Selmanaj ka thënë se Berishaj gjatë intervistimit në Komisionin hetimor nuk kishte shprehur gatishmëri për të dëshmuar.

“Unë e kam pyetur a je pronar i MB Consulting, e kam pyetur sa punëtorë jeni aty, më ka thanë vetëm unë jam.

I thash çka ka lidhje kjo me energji elektrike, një person i vetëm pa asnjë vetë staf, tregton me energji”, ka thënë veç të tjerash Selmanaj.