Lajme

Selmanaj: Kurti vendos se çfarë flet presidentja Osmani

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:09 / 7 September 2022

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani, nuk ka arritur të dal nga petku i Vetëvendosjes.

“Presidentja duhet të shkëputet nga Albin Kurti, kjo do të ishte e mirë për vendin, në kuptimin e mendimit politik dhe të agjendës së Albin Kurtit.

Fatkeqësisht presidentja është spektatore e proceseve dhe e fundit që reagon për çështje të ndryshme”, ka deklaruar Selmanaj në RTK.

Sipas tij, presidentja zakonisht reagon kur çështjet marrin epilog ose kur qëndrimi i saj më nuk ka vlerë.

Selmanaj ka thënë se Albin Kurti është ai që vendos se çfarë flet presidentja.