Opinionisti Sulejman Mehazi, ka thënë se pasi 5% e serbëve po duan asociacione ekzekutive, atëherë pse mos të kërkojnë edhe shqiptarët në Maqedoni asociacion, të cilët përbëjnë 30% atje.
Ai thotë nëse BE, SHBE pajtohen kërkesën e serbëve 5%, atëherë duhet të pajtohen edhe 30% të shqiptarëve që jetojnë me Maqedoni.
Postimi në Facebook:
Nëse 5% i serbëve pakicë të Kosovës kërkojnë asociacione ekzekutive pse dhe shumica 30% e shqiptarëve të RMV-së mos t’i bëjnë këto kërkesa të veçante ekzekutive?!
Nëse SHBA-ja, BE-ja, Britania e Madhe pajtohen me asociacionet ekzekutive të pakicës 5% serbe në Kosovë, pse mos të pajtohen dhe me asociacionet e shumicës 30% të shqiptarëve në RMV.
Shumë më të arsyeshme, më të logjikshme dhe më argumentuese para SHBA-së e BE-së do të ishin kërkesat e 700,000 shqiptarëve të RMV-së për kësi lloj asociacione ekzekutive në këtë republikë sesa pakicat njëqindëmijëshe serbe në Kosovë.