Lajme

Serbët vendosin barrikadë në Merdare nga pjesa e Serbisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:18 / 27 December 2022
Një grup prej 20 personash serbë kanë bllokuar pikën kufitare në Merdare. Bëhet fjalë për pjesën nga Kurshumlia në drejtim të pikës kufitare.

Sipas RTS-së, ata kanë vendosur një kamion për të mbështetur serbët e Kosovës.

Ata njoftuan se do të qëndrojnë deri në një njoftim të dytë dhe shprehën shpresën se do t’i mbështesin dhe do t’i bashkohen protestës, raporton RTS.