Bota

Serbia që synon t’i bashkohet BE-së lidh kontratë 3-vjeçare me Rusinë për gazin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:34 / 29 May 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, këtë të diel ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Në këtë bisedë telefonike, Vuçiq tha se bashkë me homologun e tij rus kanë rënë dakord për një kontratë të re trevjeçare për furnizimin e Serbisë me gaz nga Rusia.

“Nuk mund të flas për çmimin tani, të gjitha detajet do të merren vesh me Gazprom”, është shprehur Vuçiq, shkruan Reuters, transmeton Sot News.

Tutje, Vuçiq tha se me Putinin u pajtuan që çmimi i gazit të lidhej me çmimin e naftës, por pa dhënë më shumë detaje.

Presidenti serb sa the në telefonatën me Putin u diskutua për zgjerimin e hapësirës së depozitimit të gazit në Serbi.

“Putin tha ta telefonoj nëse ndjej se ka diçka më shumë për të diskutuar”, tha Vuçiç, aleati më i ngushtë i Putinit në Evropë.

Kontrata 10-vjeçare e Serbisë për furnizimin me gaz me Gazprom skadon më 31 maj.

Serbia, e cila synon t’i bashkohet Bashkimit Evropian, kohët e fundit është nën presion nga vendet perëndimore për të lidhur politikën e saj të jashtme me bllokun dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Descoperă secretele unui stil de viață sănătos cu cele mai bune sfaturi și trucuri! Gătește mâncăruri delicioase și sănătoase cu rețete simple și rapide. Află cum să ai grijă de grădina ta și să cultivi cele mai gustoase legume și fructe. Totul într-un singur loc! Sindromul Plyushkin sau Tezaurizarea: Cum se Poate Transforma Tezaurizarea într-o Chiftele suculente în stil Kiev: o Descoperiți cele mai bune trucuri de viață, rețete delicioase și sfaturi utile pentru grădinărit pe site-ul nostru! Găsiți tot ce aveți nevoie pentru a vă îmbunătăți viața de zi cu zi și pentru a avea un grădină frumoasă și roditoare. Citiți articolele noastre pentru a afla mai multe!