Lajme

“Serviloset, aq di aq bën”, opinionistët “kryqëzojnë” sërish Efin para publikut

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:49 / 15 April 2023

Zhaklina dhe Efi edhe këtë “prime” janë përplasur me njëra-tjetrën.

Servilosesh, ishte fjala e Zhaklinës e cila e nervozoi Efin, shkruan lajmi.net.

“Servilosjen mbaje për vete”, u shpreh Efi kundër opinionistes.

Opinionistja tha se ajo po e shfrytëzon Luizin.

Teksa ajo po mundohej të fliste Efi nuk donte ta dëgjonte mendimin e saj.

Edhe Arbëri e ka “kryqëzuar” para publikut, teksa u shpreh se ato janë përralla të Efit.

Ai tha se Efi kaq di kaq bën, prandaj edhe flet ashtu.

Efi i tregoi Luizit se Dea dhe Amosi kishin thënë se do të donin ta djegnin me benzinë atë gjatë dasmës së tyre.