8:21 / 16 November 2025
Daniel Serwer, profesor amerikan, ka folur në lidhje me procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas profesorit amerikan, Aleksandar Vuciq, president i Serbisë, nuk dëshiron të ndodh ky normalizim.
Ai ka vlerësuar se duhet një president tjetër në Beograd, që normalizimi të ndodh.
“Për këtë do të nevojitet një president tjetër në Beograd”, ka thënë ai për Kallxo.
“Nëse do të bëhet ndonjë përparim, do të duhen njerëz në Beograd dhe në Prishtinë që e dëshirojnë atë”, ka theksuar ai.