Lajme

Sfidë e hapur, Ilir Shaqiri kërkon gjithë fituesit në një “BBV All Stars”: “S’jam dakord me asnjë fitues, gjithë të parët dua t’i nxjerr në vend të dytë…”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:42 / 3 August 2024

Më parë, Ilir Shaqiri është pyetur nëse ishte dakord me fituesen e edicionit të tretë të Big Brother VIP. Ai cilësoi se dyshja e tij e preferuar ishte Juli-Romeo, edhe pse do të binte dakord me zgjedhjen e publikut. Ndërsa për Eglën, ishte i sigurt se nëse do të ndodheshin në të njëjtën shtëpi, do të ishin masakruar.

I pyetur në “Pushime On Top” për mendimin e tij lidhur me fituesit e edicioneve të tjera, Iliri tha se nuk është dakord me asnjë prej tyre sepse do që të gjithë t’i nxjerrë në vend të dytë. Ai ironizoi paksa batutat e famshme të Eglës me majdanozin duke thënë se ai është spec djegës. Duke qenë i tillë, do të dëshironte ‘t’i digjte’ të gjithë dhe të triumfonte sërish.

Pra, edicionit të shumëpërfolur Big Brother All Stars nuk do t’i thoshte jo.

Ilir Shaqiri: Unë s’jam dakord me asnjë fitues sepse jam vetë fitues. Gjithmonë. Kështu që të gjithë ata të parët dua t’i nxjerr në vend të dytë.

-Është e vështirë.

Ilir Shaqiri: Tani nenexhik, majdanoz, kopër, spec… Spec djegës jam vetë. Shpresoj t’i kemi një ditë përpara dhe do të shohim si do të shkojë ajo punë.

-Kë do të doje ti?

Ilir Shaqiri: Të gjithë.

-Ndonjë specifikisht?

Ilir Shaqiri: Jo, jo, të gjithë. I kam xhan shumë të gjithë. Vetëm t’i kem të gjithë bashkë njëherë.

-Ti do të merrje pjesë në Big Brother All Stars nëse do të bëhej si edicion?

Ilir Shaqiri: Vetëm t’i kem bashkë të gjithë njëherë.

-Ti do i rrëzoje të gjithë.

Ilir Shaqiri: Po. Më pëlqen të luaj ‘bowling’ dhe të bëj ‘strike’. 10 birila, ‘strike’ është për 10 birila, shkojnë në tokë.

A ishte kjo një sfidë e hapur nga Ilir Shaqiri? Urojmë që po dhe që sfida të pranohet nga të gjithë…