12:49 / 19 June 2022
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini i ka uruar mirëseardhje kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Shahini është shprehur se Rruga e Pavarësisë së Kosovës u ndërtua mbi gjakun e derdhur të shqiptarëve dhe sakrificës së UÇK-ës të cilët u përjashtuan nga rritja e pagës minimale.
“Kryeministër i Shqipërisë Edi Rama mirë se vini në Kosovë. Rruga e Pavarësisë së Kosovës u ndërtua mbi gjakun e derdhur të shqiptarëve dhe sakrificës së UÇK-ës të cilët u përjashtuan nga rritja e pagës minimale. LIRIA KA EMËR”, ka shkruar Shahini.