6:37 / 13 May 2024
Azdren Shala nga PSD-ja thotë se ftesa e kryeministrit Kurti për takim me krerët opozitar ka një qëllim, raporton GazetaBlic.
Shala përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se kjo thirrje e kryeministrit Kurti u bë që të sheh cilin prej krerëve opozitar e ka bërë që t’i nënshtrohet.
Sipas Shalës, Krasniqi tashmë është punë e kryer.
Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:
Ftesa e Kurtit drejtuar krereve opozitare eshte test me i pa sa i ka nenshtruar dhe cilin me shume.
Memli Krasniqi eshte pune e kryer tashme.
Cka mbetet me pa tash e tutje eshte ceshtja, a do vazhdoje trajtimi per Lumirin dhe Ramushin, apo i mjafton Memli per perdorim te tutjeshem ne poltik ne dem te Kosoves dhe ne te mire te LVV.
Presim e shohim, normal edhe shkruajme prape.