NGA: HAFIZ SHALA, NEW YORK
Megjithatë, e sinqertë. Për pushtet dhe kundër atdheut tënd — pse jo, sjellje makiaveliste. Pranojeni se si parti, bashkë me PDK-në dhe AAK-në, jeni marrë vesh për t’i kthyer Veriun Serbisë, ndonëse Presidenti Trump ua ka qartë pazaret — vetëm që t’u mohohen Albin Kurtit meritat për bllokimin e Serbisë dhe për largimin e Vuçiqit nga pushteti, sepse ai ia pamundësoi realizimin e premtimeve që i ishte dhënë Listës serbo-shqipfolëse: se veriun do ta kthenin Serbisë, ndërsa ju do t’i kishit kompetencat e zgjëruara në veri përmes Asociacionit, i cili do të vepronte si shtet në vete.
Ju jeni në panik sepse po humbet Vuçiqi së bashku me Radojçiqin; nga ky kolaps politik i tyre, të pakënaqur, do t’ua nxjerrin tradhtitë e organizuara nga ju koalicionalistët e bashkuar — Thaçi, Ramushi e Kristaqi — dhe kryeministrin serb në Tiranë, në bashkëpunim me Aleksandër Vuçiqin. Populli ende nuk i di të gjitha që i keni sjellë këtij populli. I dinë vetëm ato pak gjëra, siç është dhënia e Kullës dhe Çakorrit Malit të Zi; e pranuat korigjimin — ndarjen e veriut (u kujtohet kur Thaçi publikisht, në prezencë të Vuçiqit në një konferencë ndërkombëtare ku ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi slloven, deklaronte se është në favor të korigjimit të kufijve — dhe përfaqësuesi slloven mbeti pa fjalë).
E liruat Radojçiqin që të mos bjerë në duart e organeve shtetërore, pasi kishit biznese të përbashkëta dhe marrëveshje politike — duke e promovuar atë si njeriun kryesor për pjesën veriore si guvernator. Përhapët propagandë, ju partitë e lidhura me Serbinë, se sulmi në Banjskë ishte me marrëveshje dhe se ishin marrëzi të tjera.
Ia ofruat Serbisë Asociacionin e komunave me shumicë serbe pa e kërkuar ajo fare, vetëm që të mos dalin në shesh veprat tuaja me të cilat dispononi — përfshirë krime, marrëdhënie biznesore e politike që çojnë drejt defunksionalizimit të shtetit, varësi ndaj shtetit serb e shumë të tjera. Kjo sjellje e përbashkët lë të kuptohet se jeni të lidhur ngushtë me Serbinë dhe nuk keni guximin të kundërvini, pasi ajo ju ka në dorë dhe ju shantazhon gjithnjë.
Me Albin Kurtin, këto pazare nuk kalojnë, sepse ai e ka dinjitetin e vet dhe kur interesat e popullit janë në pyetje, ai nuk lëshon pe, qoftë edhe ndaj ndërkombëtarëve. Prandaj në Bruksel e Uashington nuk e kanë fort për qejf, siç thotë Toby Vogël, sepse ai nuk urdhërohet si Hashim Thaçi e klika e vjetër. Siç thotë ai, me Thaçin mjafton vetëm një telefonatë nga të huajt dhe ai i zbaton çdo gjë. Pra, ai nuk pranon të bëhet vegël e të huajve dhe për këtë e kanë shpallur “problem”. Kurti është i pavarur dhe jo i komanduar, sepse qytetarët janë partneri i tij i vetëm. Prandaj znj. Hykmete dhe LDK-ja janë të frustruara, së bashku me koalicionin tradicional antidardan — PDK, LDK, AAK dhe Nisma. Këta nuk dalin nga ajo lëvozhgë e pistë.
Prandaj, siç thotë ai, presioni i jashtëm nuk bëhet për demokraci, por për ta kthyer Dardaninë në modelin e vjetër të politikanëve që shisnin me një telefonatë. Dardania me Kurtin — me dinjitet e jo me nënshtrim si në kohën e “sharrë-gjinjëve” — mund të ndërtojë një shtet normal, demokratik dhe të denjë për t’u bashkuar me strukturat verio-atlantike, jo duke kërkuar lëmoshë, por me krenari dhe dinjitet.
Prandaj, sado që po përpiqeni të fshehni gadishmëritë për pushtet, tani më në fund qartazi tregove se je e “sinqertë”, sepse më në fund e tregove të vërtetën: E vetmja mënyrë për të marrë pak pushtet mund të realizohet përmes Listës terroristo-kriminale serbo-shqipfolëse. Zonjë, me këtë organizatë kriminale mund t’i bëni numrat, sepse në mënyrë decizive dhe kategorike keni deklaruar se me Albin Kurtin nuk ka qeveri — është e sigurtë se me Listën serbo-shqipfolëse jeni në dakordancë të plotë.
Le të vendosë populli: me Dardaninë apo me Serbinë.
Hafiz Shala
New York
3 shtator 2025