Partitë opozitare e një pjesë e analistëve politik, po konsiderojnë se Kurti ka dështuar në qeverisjen e vendit.
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë për “Expose” se për tri vjet të Qeverisë Kurti, Kosova ka pasur syagnim në aspektin ekonomik.
Sipas tij, përgjatë kësaj periudhe nuk kemi pasur hapje të vendeve të reja të punës e as investime direkte të huaja.
“Kur ka ardhur Qeveria Kurti i ka gjetur dhjetëra kërkesa të invesitorëve strategjikë në sektorë të caktuar të industrisë minerale të energjisë së pastër dhe invesitorë të fushave të bujqësisë. Sot nuk ka asnjë investim me të cilin mund të krenohemi në këtë periudhë tri vjeçare, sot nuk kemi asnjë invesitorë që shohim duke investuar”, shton ai.
“Nuk kemi hapje të vendeve të reja punës në kuptimin praktik përveç shifrave improvizuese që Qeveria i proklamon , nuk kemi prodhim vendor të konsiliduar.
Kemi rritje të jashtëzakonshme të importeve e që në fakt shohim vetëm paketa sociale të Qeverisë e cila po shpërndanë mjete kesh, që nuk japin rezulatat pozitiv në zhvillimin e ekonomisë së vendit”