Lajme

Shala: Sa e njoh Albin Kurtin, kurrë s’ka me bo Asociacionin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:14 / 25 November 2022

Krenar Shala, analist i rregullt, aq sa gati i përditshëm në Kanal 10, ka komentuar marrëveshjen e fundit të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për çështjen e targave.

Por, ai u pa i vendosur në përgjigje kur u pyet nëse marrëveshja e së mërkurës e ka legjitimuar Asociacionin e Komunave serbe. Shala deklaroi se përderisa sa Kurti është kryeministër, një gjë e tillë nuk do të ndodh.

Sa e njoh Albin Kurtin, Asociacionin kurrë s’ka me ba”, ka deklaruar Shala, transmeton Gazeta 10.

Nuk u dorezu Kurti, eshte nje fitore strategjike pak si e heshtur. Jo fitore, por nuk eshte humbje per Kosoven, sepse ne targat do t’i kemi brenda nje viti RKS”, vazhdoi ai në emisionin e fundit të “Politiko“-s