Lajme

“Shanset që Egli ta fitojë janë të larta”, Ronaldo Sharka habit rrjetin me deklaratën: Ajo mund të rikthehet…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:53 / 11 March 2025

Largimi i Eglit nga BBV dhe gjithë situatat dhe diskutimet që e pasuan, janë tashmë kryefjalë e rrjetit dhe mediave prej ditësh.

Ndërsa sot është publikuar një foto me pretendimin që është Egli dhe ndodhet në jug të vendit me mikeshën e saj, opinionisti i Fan Club, Ronaldo Sharka, i ka dhënë zë një tjetër teorie që po aludohet në rrjet – rikthimin e Eglit në BBV.

Ronaldo thotë në një intervistë për “Wake Up” se përshtypja e tij është që Eglit mund të rikthehet në BBV.

“Përshtypja ime personale është që Egli edhe mund të rikthehet, dhe nëse e bën shanset për ta fituar janë të mëdha. Ndonëse duket si e pamundur, situata të tilla dhe rikthime që kanë habitur publikun kanë ndodhur edhe në edicione të shkuara, e kjo po ashtu është një formulë që ka funksionuar edhe në BBV-të më të suksesshëm jashtë vendit. Se ç’mund të ndodhë, mbetet për t’u parë…”, tha ai.