5:47 / 18 January 2024
Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj ka punësuar nusën e djalit të tij, Elma Bytyqin në shkollën fillore “Mati Logoreci” në Prizren.
Lajmin e ka bërë të ditur asambleisti i VV-së në kuvendin komunal të Prizrenit, Selman Sokoli.
Një vit e gjysmë pasi e kishte rehatuar djalin, Adonisin në “Ekoregjion”, kryetari Totaj , e ka hequr gajlen e punës edhe për renë e tij.
Elma Bytyqi, gruaja e Adonis Totajt është punësuar si edukatore në shkollën fillore të mesme të ulët, “Mati Logoreci” në Prizren.
Elma ka dalur kandidatja me më shumë pikë në listën finale të konkursit që shpallur me 7 dhjetor 2023.