Lajme

Shaqiri: Urdhërdhënësit e vra.sjeve, pajtohen me vra.sjen e Albin Kurtit!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:50 / 31 August 2023

NGA: NEHAT SHAQIRI

Organizata e Veteranëve të Luftës, OVL-UÇK, është mirë të mbyllet pasi që kurrë nuk i ka përfaqësuar të gjithë veteranët, por vetëm disa njerëz dhe grupe të caktuara të cilët kanë qenë gjithmonë afër pushteteve, ku kanë përfituar prej tyre.

Po të ishte e kundërta, veteranët sot do t’i kishin kushtet më të mira. Nuk do kishin me ndodhë dhjetëra vetëvrasje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së për shkak të jetës së vështirë të tyre nëpër të cilën kaluan, kurse ata që ishin në krye të OVL-UÇK-së i bënë milionat.

Po mos të punoni krerët e OVL-së vetëm për veti dhe grupet e tyre, nuk do të lejonin të rritet numri i veteranëve, e dikush të përfiton 5 mijë euro prej tyre, por do ta stoponin këtë të keqe, do kërkonin buxhet më shumë për pensionin e veteranëve të vërtetë, për shokët e tyre të luftës, e që pasluftës nuk u interesuan kurrë për ta. Nuk do të kishte probleme me proteza për invalidët veteranë të UÇK-së.

Po të mendonte OVL-ja për veteranët, nuk kishte me ndodhë që shumë veteranë të mbledhin kanaçe rrugëve të Kosovës, të ‘hulumtojnë’ kontejnerët se çfarë ‘pasurie’ mund të gjejnë aty, por do të shkonin krerët e OVL-së derë me derë te secili veteran dhe të shikonin se në çfarë gjendje jetojnë ata, do duhej kujdes për ta, mirëpo kështu jetohet në Kosovë.

Thirru në emër të luftës, e bë pasuri për vete, ndërto pallate me pishina, rrehja kratë veteranëve të vërtetë, e mbushe arkën miliona për veti!

Prandaj, këtyre nuk iu dhimbset rinia që po e lëshojnë Kosovën, ndryshe nuk kishin kërkuar miliona euro sa ishin në Qeveri nga investitorët e huaj, që asnjë nuk mundi të investojë në Kosovë, dhe pastaj shkuan në Serbi e Maqedoni investuan dhe punësuar mijëra punëtorë.

Këtyre u dhimsbet vetja që humbën miliona me ardhjen e Qeverisë Kurti, nuk arritën të zhvatin në tenderët e zakonshëm të tyre.

Prandaj, sot duan të vrasin kryeministrin e Kosovës, që nesër të vijnë prapë në pushtet e të ngrisin perandoritë e tyre të cilat kanë filluar t’ju shembën! Por, jo! Kot e kanë. Nuk do të zhvasin më, ngase një ditë e mos qoftë e largët të gjithë ata që urdhëruan vrasje të kundërshtarëve politikë, të gjithë ata që zhvatën Kosovën dhe u pasuruan do t’ju vije fundi.

Të gjithë këta një ditë do të flasin prapa grilave të burgjeve dhe pasuritë e tyre, pishinat në pallatet ‘mbretërore’ mund t’i shohin vetëm në fotografi nga burgu!

Andaj acarohen dhe duan vrasje, duan gjak të ri, sepse gjaku i derdhur pasluftës i kundërshtarëve ende nuk është ftohur, dhe duan të mbulojnë njollat me gjakun e ri, por jo, do të zbardhet gjithçka dhe kriminelët do të vdesin në burgje, aty ku edhe mund të pushojnë të qetë!