Milojko Pantiq, njëri nga gazetarët më me nam në Serbi, e ka bërë për pesë para selektorin e përfaqësueses së këtj shteti në futboll, Dragan Stojkoviq Piksi për fyerjen që ky i fundit ua bëri lojtarëve shqiptarë të Zvicrës, më 2 dhjetor në Qatar 2022.
“Ky është ai legjendari sportiv, selektor dhe Mister, i cili në momentin kur ekipi i tij e ktheu rezultatin ndaj Zvicrës u gëzua aq shumë saqë i shau me zë nënat shqiptare të reprezentuesve të Zvicrës…”, ka shkruar ai në një koment për Danas.
“Për fat të keq, ajo sharje është edhe fotografia e sotme e Serbinë e cila po fundoset në urrejtje, ksenofobi, vetëmashtrim dhe kuazinacionalizëm”.
Pantiq ka thënë se gjendja e këtillë në të cilën ndodhet Serbia nuk është vetëm nga dje. Sipas tij, mentori politik i Piksit (e ka fjalën për presidentin Aleksandar Vuciq) në vitet ’90 bërtiste në parlament: Për një serb do të vrasim 100 myslimanë. “Ky (pra Vuciq) por edhe babai i tij ideologjik, Shesheli edhe sot udhëheqin me Serbinë. Madje, Sheshel i dërgoi një urim Piksit në të cilin tha: Urime djema! Nuk është turp të humbni. Turp është të jesh Shiptar ose Ustash”, ka shkruar Pantiq.
#Milojko Pantiq llogaritet të jetë njëri ndër gazetarët dhe komentatorët më të mirë të Serbisë dhe Jugosllavisë dikur.
Ai njihet për kritikat e rrepta që i bën rreth përfshirjes së politikës në sport, në vendin e tij. Sipas tij, Vuciq ka kapur rrastë sportin në Serbi dhe Piksi është bërë vegël e tij, duke përfituar marramendshëm nga politika.
Piksi është parë qartas duke sharë “nënat shqiptare” në ndeshjes e Serbisë kundër Zvcrës, të cilën e fitoi kjo e fundit 3 me 2.
Pantiq ka edhe një kanal të tij personal në Youtube, të titulluar “Politika dhe sporti” e të cilin e quan si një “ishull shprese në mjerimin medial dhe shoqëror” të Serbisë.