Lajme

Shatri: Ata që kanë tru nuk e votojnë Kurtin, ai po kërkon vota nga ata që s’kanë tru

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:27 / 21 December 2024

Njohësi i ekonomisë, Haki Shatri, për FrontOnline, ka folur lidhur me situatën politike dhe demografike në Kosovë.

Ai ka theksuar se Kryeministri Albin Kurti ka filluar të kuptojë se ata që kanë njohuri dhe formim intelektual nuk po e mbështesin më, dhe për këtë arsye ka kërkuar vota nga ata që, sipas tij, nuk kanë “tru”.

‘’Ma vonë Kurti e ka kuptuar se ata që kanë tru, nuk e votojnë atë më. Edhe i ka përzenë ata me trurë dhe po kërkon vota nga këta që s’kanë tru.’’ tha ai për FrontOnline.

Sipas Shatrit, krahasuar me vitin 2011, aktualisht Kosova ka 350 mijë qytetarë më pak, një rënie që tregon për pasigurinë dhe sfidat demografike të vendit.

‘’200 mijë më pak, në fakt krahasim me 2011, janë 350 mijë qytetarë më pak në Kosovë.’’