Lajme

SHBA, BE, NATO s’është Kosova “Hani i Musës” që Serbia të hyjë e dalë kur t’i teket

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:41 / 23 September 2024

NGA: REXHEP TORTE

Mos i bëni hile e mëkate Kosovës se Zoti Krijues do t’ju godasë kokës, mos u bëni kryeneç. Kujtojeni tragjedinë që mund t’ju ngjet, sëmundjen dhe pleqërinë që po ju pret, mos u mashtroni se nga kjo nuk mund të shpëtoni as ju dhe askush tjetër si ju!

Një shprehje e urtë filozofike popullore thotë “Mos e ushqeni shumë qenin se do t’ju kafshojë dhembshëm”, kjo ka për tu ndodhur edhe juve SHBA, BE dhe NATO. Keni për ta pësuar keq nga Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq, sepse po i përkëdhelni dhe po u besoni verbërisht edhe pse Serbia gjenocidale dhe krimineli Alkesandër Vuçiq janë mashtruesit dhe manmipuluesit e dinakët më të mëdhej në shekullin e 21-të. SHBA, BE dhe NATO do të mbeteni edhe pa Serbinë edhe pa Litiumin e premtuar nga Serbia rrenacake!

SHBA, BE dhe NATO, po e mashtroni veten kur shpresoni ta afroni Serbinë gjenocidale kah Perëndimi duke i dhënë investime të mëdha me të cilat ajo po armatoset nga Rusia, Kina e tani edhe nga Franca. Serbia gjenocidale vetëm po ju mashron, sepse Serbinë gjenocidale askush nuk po e rrezikon!

Serbia gjenocidale dhe serbët gjenocidalë shekullorë nuk mund të bëhen kurrë paqesorë e pro perëndimorë për t’ua plotësuar dëshirat pro serbëve Joseph Borrellit e Mirollav Lajçakut nga BE-ja, si edhe për t’ua plotësuar dëshirat pro serbëve Antony Blinken, Matheë Palmer, Gabriel Escobar, James O’Brien dhe ambasadorëve Christopher Hill e Jeffrey Hovenier nga SHBA-të.

Nuk ekziston as edhe një shembull i vetëm në botë që krimineli të bëhët paqedashës, siç po shpresoni ju te Serbia gjenocidale dhe krimineli Alkesandër Vuçiq, sepse kriminelët e kanë vendin vetëm prapa grilave, sepse kriminelët janë…. . si gjarpëri, që po nuk ia shtype kokën ai sërish ngjallet e t’I ngul dhbt.

Ju o diplomat…diplomatët aktualë të SHBA-ve, të BE-së dhe NATO-s, mos u bëni naivë dhe anti demokratë, duke lejuar që dialogu Kosovë -Serbi të jetë kaqë skandaloz, i stërzgjatur dhe në krah të Serbisë gjenocidale.

Ky dialog tashmë 13 vite po pëson fijasko sepse vetëm Serbisë gjenocidale i konvenon që të blejë në kohë për t’i mbuluar krimet e kryera në Kosovë në vitet 1998/99 dhe për ta kërcënuar sërish Kosovën.

Serbia gjenocidale po trillon se serbët në Kosovë janë të kërcënuar

Nuk mund të ketë dialog të mirfilltë dhe të suksesshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përderisa Serbia gjënociale nuk pranon se ka kryer gjenocid në Kosovë, përderisa Serbia gjenocidale nuk u kërkon falje publike shqiptarëve të Kosovës për krimet e kryera, përderisa Serbia gjenocidale i mbron dhe i glorifikon kriminelët serbë të cilët në Kosovë kryen më shumë se 400 masakra të cilat janë të inçizuara, të evidentuara, të argumentuara dhe të dokumentuara!

Nuk mund të ketë dialog të mirfilltë dhe të suksesshëm përderisa Serbia gjenocidale në Kushtetiutën e saj nuk e ndryshon formulimin se, ”Kosova dhe Metohija janë pjesë e Serbisë”, dhe na tregoni se çfarë kuptimi ka dialogu Kosovë-Serbi, pa e ndryshuar Serbia Kushtetutën e saj?!

Nuk mund të ketë dialog të mirfilltë dhe të suksesshëm përderisa Serbia gjenocidale dhe krimineli Alkesandër Vuçiq në vazhdimësi nuk po i zbatojnë marrëveshjet e arritura në këtë dialog dhe për këtë Serbia gjenocidale, SHBA të, dhe BE-ja e BE padrejtësisht fajin ia hedhin Kosovës viktimë!

Nuk mund të ketë dialog të mirfilltë dhe të suksesshëm përderisa Serbia gjenocidale dhe krimineli Alkesandër Vuçiq çdo ditë po e kërcënojnë Kosovën paqedashëse, e cila e ka Kushtetutën e saj më demokratike në Evropë, të cilën Kushtetutë Albin Kurti dhe Qeveria e tij janë të përkushtuar ta zbatojnë në tërë Kosovën pa marrë parasysh përkatësinë etnike të banorëve që jetojnë në Kosovë!

Nuk mund të ketë dialog të mirfilltë dhe të suksesshëm përderisa Serbia gjenocidale nuk po zbaton marrëveshjet e arritura por po bën propagandë flliqane për ta njollosur Kosovën demokratike dhe paqedashëse, bile duke lobuar e bërë nëpërkëmbëza që Kosova të mos pranohet në Interpol, UNESCO, në KiE e gjetiu!

Nuk mund të ketë dialog të mirfilltë dhe të suksesshëm përderisa Serbia gjenocidale nuk po i hapën akrivat e luftës në të cilat më përpikmëri janë shënuar planet dhe skenaret e gjenocidit të Serbisë në Kosovë!

Nuk mund të ketë dialog të mirfilltë dhe të suksesshëm përderisa Serbia gjenocidale nuk e tregon ku janë varrosur mijëra viktima të vrarë e të masakruar në Kosovë e të transportuar në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve!

Nuk mund të ketë dialog të mirfiltë dhe të suksesshëm përderisa Serbia gjenocidale nuk po e zbardhën fatin e 1600 djelmoshave shqiptare që i rrëmbeu nga shtëpitë shqiptare në Kosovë!

Kosova e pavarur e sovrane për Serbinë do të jetë arrë guguçe

Kosova sot e ka ushtrinë dhe policinë e saj dhe Albin Kurti dhe Qeveria e tij, nuk do të lejojnë që Kosova të bëhet si “Hani i Musës”, që Serbia gjenocidale dhe bandat e saj ilegale kriminale të hyjnë e të dalin kur tu teket.

Kjo u dëshmua me reagimin e sukseshëm dhe me zprapjen e sulmit tërrorist te Manastiri Orthodoks Serb Banjskë në Zveçan virn e kaluar, sulm i orgnizuar nga Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq me në krye terroristin Milan Radojçiq, me ç’rast policia e Kosovës konfiskoiautoblinda, armë të kalibrave të ndryshëm, minahedhës dhe sasi maramendëse të municioneve, që kishin për qëllim okupimin e Veriut të Kosovës.

SHBA, BE dhe NATO, ju e dine dhe jeni të informuara shumë mirë se të gjitha incidentet dhe tensionet në Veri të Kosovës i organizojnë Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq nëpërmjet grupeve ilegale terroriste serbë, si edhe duke e manipuluar pakicën serbë në Veri të Kosovës, pakicë e cila në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

SHBA, BE dhe NATO ju e dini dhe jeni të informuara shumë mire se sulmin ndaj paqerujajtësve të KFOR-it në Kosovë e organizuan Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq, nëpërmjet grupeve të tyre të maskuara terroriste ilegale, me ç’rast u plagosën më shumë se 90 paqeruajtës të KFOR-it.

Megjithatë ju SHBA, BE dhe NATO, për të gjitha aktivitetet destabilizuese në Veri të Kosovës padrejtësisht e fajesoni Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij, e cila mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve të saj demokratike është duke e shtrirë sovranitetin edhe në këtë pjesë të Kosovës, kur dihet se në Veri të Kosovës deri dje funksiononin strukturat paralele ilegale serbe dhe grupët terroristë ilegale serbe, ku funksiononte kontrabanda e organizuar nga bandat ilegale serbe.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës e ndërpreu funkionimin e grupeve ilegale terroriste e kontrabanduese serbe, i mbylli zyrat e strukturave paralele serbe, në Veri të Kosovës, i konfiskoi pasuritë e palujtëshme të terroristit Milan Radojçiq në Kosovë, i mbylli filijalet ilegale postare serbe në Veri të Kosovës, e zbatoi detyrimin që automjetet e serbëve në Kosovë të pajisen me targat e Kosovës.

Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës nëpëmjet Bankës Qëndrore të Kosovës vendosën që valutë e shtetit të Kosovës të jetë euro në vend të dinarit serb, i cili në Kosovë futej në mënyrë të pakontrolluar dhe e dëmtonte ekonominë e Kosovës.

Ju SHBA, BE dhe NATO pr t gjitha kto të arritura në Kosovë që janë në të mirë të tërë banorëve të Kosovës po e kritikoni dhe e sanksiononi Kosovën, në vend që ta kritikoni dhe sanksiononi Serbinë gjenocidale, ky është një absurditet i paparë!

Korporata energjetike e Kosovës më 20 shtator 2024, informoi se serbët që jetojnë në Veri të Kosovës kanë harxhuar energji elektrike në vlerë prej 8 milionë euro ndërsa kanë paguar vetëm 600 mijë euro!

Serbët në Kosovë tashmë 24 vite nuk po e paguajnë energjinë elektrike në Veri të Kosovës, duke i shkaktuar Kosovës dëm të madh financiar. Na tregoni në cilin shtet të SHBA-ve, BE-së dhe të botës ekziston një shembull i këtillë padgjueshmrie dhe arrogance?!

Serbia dhe Aleksandër Vuçiq ku pështyjnë edhe e lëpijnë

Serbia gjenocidale pëveçse arriti që dilogun Kosovë-Serbi nga teknik ta shndërojë në politik, përveçse nuk po i zbaton marrëveshjet e arritura, Serbia gjenocidale arrogante e mospërfilëse nuk e nënshkruan dhe nuk po e pranon as Propozimin franko-gjerman dhe Aneksin e tij të zbatimit, kurse nga ana tjetër po ju mashtron juve SHBA, BE dhe NATO se gjoja është e interesuar për vazhdimin e dialogut!

Krimineli Aleksandër Vuçiq ditë më pare në stilin e tij prej kukuvajke dhe përplot me dinakëri propozoi kushte të reja gjoja për normalizimin e marrëdhëneve Kosovë-Serbi.

Krimineli Aleksandë Vuçiq kërkoi “që në Veri të Kosovës të kthehet policia serbe, e cila u vetëlargua me urdhërin e tij. Kërkoi që në Veri të Kosovës të kthehen prokurorët dhe gjykatësit serbë, të cilët u larguan me urdhër të tij. Kërkoi që Lista Serbe të kthehet në Insitucionet e Kosovë, e cila u largua me urdhërin e tij. Kërkoi që nga Veriu i Kosovës të tërhiqet tërësisht policia e Kosovës. Kërkoi që të rikthehet dinari srb në vend të euros, si edhe kërkoi të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe me synim të ndarjes së Kosovës, gjë që nuk do të ndodhin kurrën e kurrës!

Peter Stano, ky zëdhënës slkandaloz pro serb dhe papagall i Serbisë gjenocidale nga BE-ja nëpëmjet të këto kërkesa, i quajti të arsyeshme, edhe pse këto kërkesa absurde shkëlin padrejtësisht mbi Kushtetutën dhe ligjet demokratike të Kosovës dhe mbi sovranitetin e Kosovës.