NGA: REXHEP TORTE
Autoritetet lokale të Mitrovicës së Veriut mbi bazën e Kushtetutës dhe të ligjeve të Kosovës për të garantuar rendin dhe sigurinë edhe në veri të Kosovës, me 22 gusht 2023, i dorëzuan nënkryertarit të Listës Serbe vendimin e nënshkruar nga Erden Atiq-kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut, që institucionet e strukturave paralele ilegale serbe brenda tre ditëve ta lirojnë objektin ku janë vendosur.
Peter Stano-Zëdhënësi i BE-së, me 23 gusht 202, deklaroi se, “Çështja e strukturave të drejtuara nga serbët duhet të adresohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, dhe kjo duhet të zgjidhet në kontektin e themelimit tgë Asociacionit-Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe”.
Kjo deklaratë skandaloze pro serbe e Peter Stanos, shpërfaq destruktivitetin dhe qëndrimin pro serb të BE-së ndaj Kosovës.
Tani shtrohet pyetja, a do të lejonte ndonjë shtet i BE-së ekzistimin e strukturave paralele ilegale, të grupeve të armatosura ilegale, apo të grupeve kontrabandiste ilegale, cilatdo qofshin ato, dhe pse deri sot tashmë 24 vite nuk kanë ndërmarrë asgjë që t’i largoj këto struktura paralelele ilegale serbe, këto grupe të armatosura ilegale serbe dhe këta kontrabandistë ilegal serbe nga veriu i Koosvës?!
Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë lidhur me këtë rast, deklaroi se, “Vendimi i autoriteteve lokale ne Mitrovicën e Veriut për largimin e institucioneve paralele serbe nga ndërtesa komunale në Lagjen e Boshnjakëve, nuk është marrë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, dhe as në përputhje me kërkesat e saj për mosndërmarrjen e veprimeve që mund ta përshkallëzojnë situatën”.
Tani shtrohet pyetja, a do të lejonin SHBA-të në shtetin e tyre ekzistimin e strukturave paralele ilegale, të grupeve të armatosura ilegale,a po të grupeve kontrabandiste ilegale, cilatdo qofshin ato, dhe pse deri sot tashmë pas 24 viteve nuk kanë ndërmarrë asgjë që t’i largoj këto struktura ilegale serbe, këto grupe të armatosura ilegale serbe dhe kqta kontrabandistë ilegale serbë nga veriu i Kosovës?!
Erden Atiq, kryetari i Mitrovicës së veriut, megjithatë mbi bazën dhe frymën e demokracisë, e shtyu afatin për lirimin e objektit ku janë vendosur strukturat paralele ilegale serbe deri më 8 shtator 2023.
Peter Stano, pas largimit të disa policëve serbë nga radhët e policisë së Kosovës, më 23 gusht 2023, deklarioi se, “Ne dënojmë presionin psikologjik, frikësimin dhe kërcënimet për hakmarrje ndaj pjesëtarëve serbë të Policisë së Kosovës, të cilat thuhet se e kanë motivuar dorëheqjen e policëve serbë të sapo rekrutuar.”
Departamenti Amerikan i Shtetit, deklaroi se, “Policia e Kosovës ofron shërbime jetike për të gjitha komunitetet dhe qytetarët e Kosovës. Ne dënojmë çdo përpjekje për ta minuar diversitetin brenda radhëve të saj”.
As në deklaratën e BE-së dhe as në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, nuk vërehet as edhe një fjalë e vetme kundër Serbisë gjenocidale hegjemoniste dhe kriminelit Aleksandër Vuçiq, që janë kërcënuesit kryesorë të policëve serbë në Kosovë