Lajme

“SHBA e di se Albini i ka rojet thellë në popull”/ Ish-ushtaraku “godet” Haradinajn: Kot e ke…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:14 / 27 August 2024

Ish-ushtaraku Muharrem Maralusha ka kritikuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj për të cilin ka thënë se të gjitha kritikat ndaj Kurtit i bën nga mosdija dhe papjekuria politike.

Sipas tij, Kurti është një politikan real dhe SHBA e di se Kurti i ka ‘rrënjët’ thellë në popull dhe atlernativë tjetër nuk ka.

“Shumë krijesa kundër Albinit po deklarohen. Por janë gabim. Albini është një ambient real, këtu ka mbet dhe nuk ka me u zhduk. Ma mirë është që të pajtohemi me realitetin.

Dhe SHBA e di se Albini i ka rojet thellë në popull dhe alternativë tjetër nuk ka.

Ramushi dhe të tjerët e kanë të kot me qëndrime negative ndaj tij. E bëjnë këtë nga mosdija politike dhe nga papjekuria politike dhe nga xhelozia”, thekson ai.

Kujtojmë, se Haradinaj ndër tjera kishte thënë, “Mos e harroni një fakt, Vojsallav Koshtunica është profesor i Kushtetueses. Kështu ai duke qenë profesor dhe president i Serbisë ka nënshkruar faljen vetëm për një shqiptar, për zotrinë Albin Kurti.

Koshtunica si profesor i Kushtetueses, bukur vështirë me besuar që e ka nënshkruar lëndën për Kurtin pa materien e nevojshme. Edhe unë i shoh këto të ndërlidhura dhe pasojat në vazhdimësi”.