Lajme

SHBA njeh Alibeajn si kryetar, Berisha: Loja me kukulla në Shqipëri nuk funksionon

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:56 / 3 May 2022

Sali Berisha e cilësoi lojë me kukulla takimin e fundit të zyrtarëve amerikanë të DASH me Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun.

Në një konferencë shtypi pasditen e sotme, Berisha tha se koha ka treguar se lojëra të kësaj natyre nuk kanë funksionuar në Shqipëri.

Komenti i Berishës vjen katër ditë pasi të dërguarit  e Departamentit  Amerikan të Shtetit, Karen Donfried dhe  Gabriel Escobar, takuan pasuesit e Bashës në drejtimin e partisë, duke shmangur Komisionin e Rithemelimit.  

Lidhur me sa më sipër, po të kthehemi bashkë në dhjetor, zoti Eskobar takoi Lulzim Bashën, por fiksoi edhe një takim në Uashington me të. Kësaj here erdhën, takuan pasardhësin e Bashës, do thoja unë përsëri ato që kam thënë. Loja me kukulla nuk është lojë serioze dhe nuk funksionon në Shqipëri. E majta shqiptare, e majta e SHBA dhe e mbarë botës nuk do të mund t’i caktojë kryetarin dhe udhëheqjen forcës konservatore demokratike të Shqipërisë. Të tjerat janë çështje protokollesh.