Lajme

Shefi i CIA-s “futi në një thes Kurtin, Vuçiqin, Dodikun”, thotë Kastrati PDK-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:23 / 26 August 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka shkruar se me vizitën e tij Shefi i CIA-së, William Burns, “futi në një thes Kurtin, Vuçiqin dhe Dodikun”.

“Ai nuk shkoj për vizitë në Kroaci e Shqipëri sepse ato nuk paraqesin asnjë shqetësim për CIA”, shkroi ai.

Postimi i Kastrati:

KU E KA VESHIN TJETËR KURTI NË FOTON MË POSHTË?

***************

Drejtori i CIA e përshëndeti Kurtin me dorën në xhep!

Ai nuk shkoj për vizitë në Kroaci e Shqipëri sepse ato nuk paraqesin asnjë shqetësim për CIA.

Ai vizitoj Bosnën, Serbinë dhe Kosovën duke i futur në një thes tre problematikët Dodikun, Vuçiçin e Kurtin!

Këto fakte i pamë edhe me foto. Ndërsa nuk pamë pse takimi do duhej të ishte historik, ashtu siç Kurti ua prezentoj trushpërlarëve e besimtarëve të vet!