Lajme

Shefja e kabinetit të Osmanit: Serbia u ndal ndaj Kosovës falë qasjes së fortë të Trumpit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:56 / 25 January 2026

Shefja e kabinetit të presidentes Osmani thotë se qëndrimi i fortë i presidentit amerikan ka ndikuar që Serbia të mos ketë veprime apo synime kundër Kosovës.

Shefja e kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Learta Hollaj, ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump i ka përcjellë Serbisë një mesazh të qartë dhe të prerë që nga ardhja e tij në pushtet, duke theksuar se një qasje e fortë dhe parimore është thelbësore për ruajtjen e paqes në rajon.

Në një intervistë për “Info Magazine” në Klan Kosova, Hollaj u shpreh se Trump promovon doktrinën “peace through strength”, që nënkupton paqe përmes forcës, duke shtuar se kjo qasje ka ndikuar drejtpërdrejt në stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës.

Sipas saj, që nga momenti kur Trump ka marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, Serbia nuk ka ndërmarrë veprime apo synime kundër Kosovës.

“Është evidente që prej ardhjes së presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, Serbia nuk ka synuar më asgjë karshi Kosovës dhe mendoj që kjo është gjëja më e rëndësishme dhe ky është kontributi i presidentit Trump, fakti që po kontribuon në parandalim të çfarëdolloj qëllimi që mund ta ketë Serbia”, ka deklaruar Hollaj.

Ajo theksoi se një pozicionim i qartë dhe i vendosur nga Shtetet e Bashkuara mbetet faktor kyç për paqen dhe stabilitetin në rajon.