Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka thënë se nëse pas një marrëveshje finale ndërmjet Kosovë e Serbisë, serbët do të vazhdojnë me barrikadimin e kufinjve, atë do ta presin pasoja të mëdha nga SHBA-të dhe BE-ja, si është edhe izolimi për qytetarët serbë.
Ai në Politiko tha se në një rast tjetër, nëse Qeveria e Kosovës nuk do të pranojë ta formojë Asocacionin, do të ndikojë direkt në çështjen e liberalizmit të vizave, proces ky që do të shtyhet edhe më tej.
“Cilat janë pasojat nëse Kosova se formon Asociacion, dhe cilat janë pasojat nëse Serbia do të pshtjellet në këtë muhabet. Serbia do ta nënshkruaj marrëveshjen finale. Ky dialog do të përfundojë me një nënshkrim. Nëse Serbia do të bëj sërish probleme me barrikadat do të ketë pasoja nga SHBA dhe BE, ato do të jenë: Heqja e vizave për Serbinë, izolim total, nëse nënshkruhet marrëveshja finale dhe Serbia bën prapë probleme me barrikadat. Kurse, nëse Kosova nuk e pranonë, mund të na shtyhet liberalizimi i vizave mund të mos ketë as investime të botës”, tha Sheholli.