Lajme

Sheholli e pyet Bashën: Zdravo Dimal, a duhet me u arrestu Kusari pasi foli me Radojiçiqin?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:27 / 14 July 2023

Fatmir Sheholli, Drejtori për Marrdhënie Ndëretnike, i ka reaguar publikisht Dimal Bashës, deputet i VV-së, i cili muajin e kaluar kishte kërkuar intervenimin e Prokurorisë së Kosovës pas një “bisede” të Shehollit me Milan Radojiçiqin, i kërkuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, e cila bisedë doli të ishte veç një skeç e inskenim televiziv.


E pas publikimit të përgjimeve të Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, e cila e pranoi se ka komunikuar me Radojiçiqin, Sheholli ia ka shtruar një pyetje Bashës.

Madje, Sheholli e ka përshëndetur me “zdravo” Bashën.

“ZDRAVO Dimal Basha!
Tash a duhet Mimozen me marrë policia e prokuroria se MIMI përnjëmend ka fol me Radojçiqin

Kqyrne bre çka ka shkruar me 12 Qershor e tash Dimal a po e thërret prokurorinë a çka me ba!

ZDRAVO Dimal !” – shkroi ai.