Lajme

Sheholli: Opozita mund ta rrëzojë qeverinë, ja si….

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:13 / 24 August 2023

Fatmir Sheholli i ftuar në emisionin “20MIN+” ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti.

Ai po ashtu ka pasur disa fjalë për avokatin Tomë Gashi.

“Tomë Gashi ka nostaligji për majtizmin. E ka për detyrë. Unë e Toma që kemi punuar në sistemin e kaluar, e kemi një lloj nostaligjie për sistemin majtist.”, u shpreh ai.

Sheholli tha se Kurti është i përfshirë në aferën Gruri.

“Vet Kurti është i përfshirë në aferën e grurit, u doli sallata z. Kurti. Zingjiri i përgjegjësisë të çon deri te Albin Kurti.”

“Janë rrena ato që thotë Kurti se prokuroria është e kapur.”

“Fjalimi i Kurtit kundër prokurorisë është folklorë politik.”

“Këta janë zënë me pelë për dore, në hajni, përditë diçka po ju del.”, u shpreh ai.

Ai shtoi se Kosova me kryeministër Kurtin është bërë problem i sigurisë rajonale.

“Qe dy vjet e gjysmë nuk kemi asnjë njohje, jemi nën sanksione”

“Kosova me kryeministrin Albin Kurti është bërë problem i sigurisë rajonale. Kurtit është totalisht i izoluar, veç Greqia i ka mbetë.”, tha ai.

Sheholli e kritikoi opozitën për mos unifikim.

“Po të ishte opozita e unifikuar, Qeveria Kurti mund të rrëzohet, votat janë aty, nuk po thotë bash palidhje Ramushi, ejani ta shkarkojmë Qeverinë. Albini tash s’i ka 51 për qind. Realisht LVV sot nuk mund t’i marrë më shumë se 16 ose 17 deputet. Lutfi Haziri me tha se 200 mijë vota të Vjosa Osmanit tash janë kthyer në LDK.
Albin Kurti është frikacak, ai i tutet mediave dhe shoqërisë civile.”

“10 kamionë zejtinë, miell e sheqer ia kisha derdh para Qeverisë, me t’ja rras të hundët, opozita këtë duhwt ta bëjë jo të flas përmes facebook-ut. Albin Kurtin duhet të rrëzohet përmes rrugës, pa dhunë, sepse ai nga rruga ka ardhë në pushtet.”

INTERVISTA E PLOTË: