Analisti Fatmir Sheholli ka komentuar situatën në Veri të Kosovës dhe arrestimin e serbëve.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Kosova duhet të bëjë një strategji dalëse të kësaj situate duke nënvizuar se do ishte mirë që zgjedhjet lokale të mbaheshin në katër komunat në veri.
“Ne me zyrat tona në Veri të Kosovës jemi duke monitoruar çdo çështje, jo vetëm në Veri por dhe në komunat e tjera me shumicë serbe. Besoj se do ishte shumë mirë që Kosova të dalë me një strategji dalëse nga kjo situatë e krijuar.
Do ishte mirë që të mbaheshin zgjedhjet lokale në katër komunat dhe ky do të ishte sinjal shumë i mirë për Bashkësinë Ndërkombëtare.
Kurti i ka disa parakushte para se të mbahen zgjedhjet, e ato janë vendosja e ligjit dhe rendit në Veri të Kosovës, dhe me këtë nënkuptohet arrestimi i bandave dhe krimineleve që po bëjnë probleme të ndryshme në veri”- tha ai.