Lajme

Sheholli: SHBA e interesuar që deri në fund të janarit të nisë shkrimin e statutit të Asociacionit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:56 / 12 January 2023

Në emisionin “Politiko” njohësi i çështjeve politike, Fatmir Sheholli ka folur rreth mesazheve të delegacionit amerikan që mbrëmë vizitoi Kosovën, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, raporton Gazeta10.

Sheholli, ka thënë se ai ka informata se Amerika është e interesuar që në fund të janarit të filloj shkrimi i statutit të Asociacionit dhe të formohet një grup punues qeveritar.

“Vuçiq nuk tha se ka pasur trysni, tha se me z.Chollet jemi marrë vesh që të bëj presion mbi Kosovën që obligimet që janë marrë të kryhen sa më shpejt. Unë kam informacione se Amerika është shumë e interesuar që çështja e fillimit të shkrimit të statutit të Asociacionit për Komuna me Shumicë Serbe të fillojë shumë shpejt, e kjo shumë shpejt i bie fundi janarit. Në këtë kuptim është propozuar të formohet një grup punues qeveritar që të filloj çështja e shkrimit të statutit të Asociacionit.”, ka deklaruar Sheholli.

Tutje, Sheholli ka folur edhe rreth vizitës së Kurtit në Vjenë, ku tha se ai atje dha mesazhe se Serbia po dëshiron ndryshimin e Qeverisë amerikane për të nënshkruar një marrëveshje me Kosovën.