Lajme

Sheholli tregon se kur do të largohen barrikadat

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:18 / 28 December 2022

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka thënë në Prime Time se barrikadat e vendosura nga serbët, duke u bazuar në praktikatë e kaluara, pritet të hiqen rreth orës 03:00-04:00 të mëngjësit.

Sheholli i ka quajtur “filma” takimin e Vuçiqit me përfaqëesuesit serbë të Kosovës, shkruan Gazeta10.

‘Duke u nisur nga praktikat që 7-8 herë kanë vepruar kështu që nga viti 2008, zakonisht barrikadat i largojnë diku rreth orës 03:00 – 04:00 e mëngjesit. Mëngjesi nuk besoj që na gjen kështu. Sipas një burimi të të informacionit në Rashkë, janë filma të Vuçiqit që të del si fitues që kinse unë e nxora nga arresti Pantiqin, e tash arriti pranë familjes. I ka ai këta filma. Na presin tre muajt e ardhshëm të jashtëzakonshëm për çështje tjera”, tha Sheholli në Prime Time.