Njohësi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Fatmir Sheholli, ka thënë se në bazë të deklaratave të sotme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ai e ka ulur “bishtin”.
“Si duket sot e ka ulur bishtin, shihet nga deklaratat e sotme, e ka parë që me deklarata të tilla nuk mund të ballafaqohet, veçanërisht me NATO-n dhe me faktorin ndërkombëtar në Bruksel, por edhe natyrisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Sheholli në Edicionin Special.
Sheholli tha se popullata serbe në veri po pret një marrëveshje, e cila nuk do të linte hapësirë për përshkallëzim të situatës.
“Është mirë që popullata atje po e pret një marrëveshje, e cila besoj dhe shpresoj se do të jetë siç po i dëgjojmë deklaratat e sotme. Është mirë që të hyjmë në binarët e marrëveshjes. Serbët e jugut po ashtu janë duke pritur qetësi të situatës së krijuar, një integrim më të fuqishëm në institucionet e Republikës së Kosovës, dhe lënien anash të këtyre mesazheve që vërtetë krijuan kohëve të fundit për një luftë apo acarim të situatës nga Beogradi dhe mediat atje. Është e krerëve të listës serbe, pastaj drejtorit të zyrës së ashtuquajtur zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, dhe vetë kreut të shtetit të Serbisë, Vuçiq”, u shpreh ai.