Lajme

Sherri me Olsa Muhametin i kushton rëndë Einxhel Shkirës?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:46 / 16 October 2024

Produksioni i Big Brother VIP Kosova konfirmoi se fundi Olta Gixharin opinioniste të spektaklit. Edhe pse aktorja u shfaq si një nga konkurentet më të forta të BBVA, dhe e elektrizoi publikun me lojë e saj, ky vendim shkaktoi habi sepse prej disa javësh në rrjet përflitej që në kolltukun e opinionistes do të ulej ish-banorja e Big Brother VIP, Einxhel Shkira.
Por sipas “Kryefjala”, një debat i ashpër i momenteve të fundit e la Einxhel jashtë ekranit.

Ajo është perplasur me producenten e Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti, ndërsa shkaku i sherrit është ende i paqartë sepse asnjë prej tyre nuk ka reaguar.

Disa kohë më parë, kur u pyet pse është tërhequr nga ekrani,  Shkira ironizoi, duke shkruar në rrjetet sociale “S’të lë radhë njeri, jemi bërë 5 moderatorë për metër katror”.

Pas daljes nga Big Brother VIP, Einxhel Shkira u zhvendos në Prishtinë, ku krijoi familjen e saj së bashku me DJ Dagz.