Lajme

Sheshel: Fuqitë e mëdha po krijojnë Shqipërinë e Madhe

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:26 / 10 February 2024

Kreu i radikalëve serbe Vojislav Sheshel ka akuzuar direkt Britaninë e Madhe se po luan një rol të poshtër në krijimin e Shqipërisë së Madhe, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Ai duke komentuar ecurinë e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha se “Britania e Madhe në KS të OKB-së ishte në kohezion me politikën e saj afatgjate të Londrës në rajonin e Ballkanit.”

Lider radikal ka sqaruar se “përfaqësuesi britanik ka përcjell kërkesën e përfaqësuesit amerikan për shtyrje të vendimit të institucioneve të Prishtinës për suspendimin e dinarit si mjet pagese në krahinën jugore serbe”. Sheshel e konsideron këtë si sukses diplomatik, por e pranon se presionet ndaj Beogradit do të vazhdojnë.

“E gjithë bota mund të shihte se çka po ndodhë në Kosovë, fjalimi i Vuçiç ishte shumë përfshirës. Nga ana tjetër, Kurti u përgjigj me fraza politike, betime edhe gënjeshtra…Dukej qartë se nuk kishte argumente. Ai gënjeu duke thënë se nuk është suspenduar dinari, para kamerave dhe gjithë botës, kjo është humbje e tij”, tha Sheshel në Hepi TV.

Ai shtoi se shpreson që administrata e re amerikane në krye me Trump do jetë më e butë ndaj Serbisë, ndonëse edhe ai ka zhgënjyer lidhur me marrëveshjen e Uashingtonit.

Ardhmëria e Serbisë, sipas Sheshel është orientuar në bashkëpunimin e ngushtë me Kinën, Rusinë dhe vendet e BRIKS-së.