9:45 / 11 December 2025
Arben Ahmeti, drejtori i Kanal 10, ka reaguar pas shikueshmërisë së lartë të Albin Kurtit, kryetar i VV-së, në emisionin “Politiko”, që udhëhiqet nga moderator Kushtrim Sadiku.
Ahmeti ka publikuar një fotografi, ku shihet shikueshmëria mbi 100 mijë në kohë reale në Youtube.
Ahmeti ka ironizuar me këtë fakt, duke kërkuar që të shikohen edhe mediat e tjera.
Pra Ahmet është shndërruar në rugovist, duke e cituar deklaratën e Ibrahim Rugovës, ish-president historik i Kosovës, për votimin e partive të tjera.
“Lus shikuesit kosovar, t’i shikojne pak edhe mediat tjera!” – ka shkruar Ahmeti, transmeton Gazeta Politika.