Lajme

Shkëlzen Gashi: “Qy sa bukur, kur Kurti po flet ambasadorët po marrin shënime”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:26 / 17 July 2024

Shkëlzen Gashi, aktivist, ka komentuar fotografinë nga takimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me ambasadorët e vendeve të QUINT’it.

Gashi ka theksuar se është shumë mirë kur ambasadorët marrin shënime nga kryeministri i Kosovës.

Ai ka thënë se e ka vuajtur gjatë mënyrën sesi ambasadorët kanë “poshtëruar”, krerët e institucioneve të Kosovës në të kaluarën.

Sipas tij, tashmë është ndryshe – Kurti po tregon çfarë duhet të bëjmë, dhe jo e kundërta.

“Fantastike, unë e kam vuajtur shumë për vite e vite si këta i kanë poshtëru liderët e institucioneve të Kosovës, kryeministrin, kryeparlamentarin e presidentin duke iu dhënë detyra. Këta po mbajnë shënime, kështu është fantastike. Ky po iu tregon çka kemi me bë”, ka thënë Gashi.