5:22 / 14 March 2024
Analisti Shkëlzen Gashi tha se zbatimi i vendimit për Manastirin e Deçanit i sjell shumë përfitime Kosovës.
Ai tha se më mirë që kryeministri Kurti ka hequr dorë nga ajo çka ka thënë në të kaluarën për 24 hektarët e Manastirit, sepse, sipas tij, po të mos hiqte dorë nga qëndimi i tij do të “dëmtohej interesi i Kosovës”.
“Kemi dhënë 24 hektarë, por kemi marrë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës prej së cilës qytetarët e Kosovës kanë me pas shumë përfitime dhe më i rëndësishmi ka me qenë ajo në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut, ose Gjykatën e Strasburgut”, tha Gashi në Pressing.