Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj, iu bashkua sot partisë për një tubim madhor në Gurrakoc të Istogut.
Duke kujtuar figurat historike të LDK-së, si Ibrahim Rugova, Haki Rugova e Fadil Ferati, Manaj mori një moment për të kujtuar Triumf Feratin, vëllain e ndjerë të kryetarit, Ilirit, që ndërroi jetë vitin e kaluar.
Ai tha se pikërisht Triumfit, LDK-ja ia ka borgj fitoren e madhe në këto zgjedhje.
“Kur besimi dhe mbështetja vjen nga vendi yt ato janë motivi më i madh për të punuar me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve. Së bashku do të realizojmë edhe më shumë punë të mira dhe do të jemi zëri i fuqishëm i kërkesave të qytetarëve në Kuvendin e Republikës dhe në të gjitha institucionet e vendit”, u shpreh mes të tjerash Manaj.