12:03 / 31 March 2023
Mbrëmjen e kaluar, në “Big Brother VIP Albania”, u zhvillua një konkurs “Miss & Mister Big Brother”.
Anëtarët e jurisë u zgjodhën Luizi, Olta dhe Kristi, shkruan lajmi.net.
Pas sfilatave të banorëve, titulli “Miss Big Brother “ iu dhurua modeles Jori Delli teksa ai për “Mister Big Brother” aktorit Elvis Pupa.
Vëmendje morën reagimet e Luizit gjatë sfilatës së Jorit e cila ishte veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë gri.
Ai e ka “ngacmuar” atë duke e komplimentuar për paraqitjen dhe fizikun.
“Pash kokën time vishe se na mbyte, a ke Zot, a ke raft, shko vishu se na mbyte”, i ka thënë këngëtari-modeles./Lajmi.net/