Lajme

Shkodra: Qeveria Kurti e zgjedhur me 51% te votave, nuk pranon të rrëzohet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:28 / 27 April 2024

Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra në një prononcim ka thënë se, ka dy mënyra për të shkuar në zgjedhje, mirëpo opozita nuk i ka numrat për të bërë asnjërën.

“E keni parasysh se mënyra për të shkuar në zgjedhje, do të thotë që ka mundësi të shkohet përmes rrëzimit të qeverisë apo përmes shpërndarjes së parlamentit. Opozita nuk i ka numrat për të bërë asnjërën. Pra, për të shkuar në zgjedhje, nevojitet edhe vullneti i pozitës, gjë që po shihet se tanimë nuk ekziston”, vlerëson ajo.

Sipas analistes Shkodra, edhe qeveria Kurti e zgjedhur me 51% te votave, nuk pranon të rrëzohet dhe as deputetët e pozitës nuk ia krijojnë mundësinë opozitës të shpërbëhet parlamenti.

“Dhe e keni parasysh se kjo qeveri që është zgjedhur me 51%, në asnjë mënyrë nuk do të pranoj të shkoj në zgjedhje, pra që të rrëzohet qeveria apo të shkarkohet qeveria, por të vetmin opsion që ndoshta mund ta pranonin do të ishte shpërndarja e parlamentit e për tu bërë kjo, atëherë nevojiten pra edhe votat e deputetëve të pozitës”, thekson ajo.

Gjithashtu, ajo thotë se edhe opozita nuk ishte unike në atë që kërkonin zgjedhje të reja.

“Po ashtu opozita është treguar që nuk është unike edhe në mënyrën se si kërkonin të shkonin në zgjedhje, ato fillimisht mes vete nuk kishin një darkordim, njëra parti kërkonte që të bëhet shkarkimi i qeverisë, ndërsa këto dy të tjerat pajtoheshin me shpërndarjen e parlamentit. Sidoqoftë për të shkuar në zgjedhje nevojiten numrat, opozita nuk i ka numrat dhe përderisa nuk i ka numrat, nuk ka çfarë të bëjë”, tha analistë Shkodra për ‘Bota sot’.

Tutje ajo thotë se opozita nuk u frikësua nga zgjedhjet e reja, mirëpo nuk kanë numrat dhe kanë mbetur në mëshirën e deputetëve të pozitës.

“Nuk besoj se mund të thuhet se opozita e kishte vetëm çështje retorike apo u frikësua, është shumë e thjeshtë, nuk i kanë numrat. Kështu që kur nuk i kanë numrat nuk kanë çfarë të bëjnë, janë në mëshirën e deputetëve të pozitës, të vetë gatishmërisë që qeveria Kurti kur të jetë e gatshme dhe ajo do të pres një momentum më të volitshëm për vete dhe atëherë do të shkoj në zgjedhje”, tha ajo.

Analistja Shkodra sqaron tutje se nëse zgjedhjet nuk mbahen deri në shtator, më tutje konsiderohen si zgjedhje të rregullta.

“Por nëse deri në shtator nuk shkohet në zgjedhje, prej tetorit e tutje, zgjedhjet do të konsiderohen si zgjedhje normale siҫ do të duhej të mbaheshin në kalendarin elektoral”, tha ajo.