Lajme

Shkrimi i turistit serb për Shqipërinë bëhert viral: Kanë zemër të madhe, si këta nga Shqipëria dhe nga Kosova

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:18 / 3 August 2023

Rrëfimi i një banori të Novi Sadit në një grup në Facebook, kushtuar pushimeve në Shqipëri u bë viral për shkak të vizionit të tij për këtë destinacion, i cili çdo vit po bëhet gjithnjë e më i pëlqyer nga turistët serbë.

Dragan C. nga Novi Sadi, ka publikuar një status në grupin në Facebook “Pushime në Shqipëri”, në të cilin vlerëson mikpritjen, restorantet, por edhe banorët vendas të Shëngjinit, ku edhe qëndroi. Në këtë destinacion, pushimet i ka për të dytin viti radhazi. Ky shkrim i tij është bërë viral dhe është raportuar edhe në mediat serbe.

Në fund të postimit, ai ka deklaruar se gjithçka që thuhet për pushimet në Shqipëri, por edhe vetë shqiptarët, është “vetëm një stereotip”.

Ai këshilloi të tjerët në grup të refuzoni paragjykimet dhe stereotipet e imponuara, pasi siç shkroi “shqiptarët (nga Shqipëria dhe Kosova, njëlloj) janë njerëz të mirë, të sjellshëm, mikpritës dhe me zemër të madhe”.

Postimi i plotë:

Shëngjin, verë 2023.
Pse e dua Shqipërinë? Sepse zonja, pronarja e minimarketit, të thotë: Të kujtoj, verën e kaluar ishe këtu me gruan. Për shkak se një shqiptar nga Kosova, mysafir i hotelit ku keni qëndruar, ju përshëndet kalimthi në anglisht dhe pyet nga jeni, ju përgjigjeni: “Nga Serbia”, dhe ai me një buzëqeshje e vazhdon menjëherë bisedën në serbisht sikur njiheni ka 100 vjet.
Kur hyn në furrën-piceri “Lidhja e Prizrenit” dhe pyet në anglisht: A mund të porosis pica?, një djalë rreth të tridhjetave të pyet: “Cilën do?” dhe në serbishte të mirë madje ai fillon rend të t’i tregojë përbërësit e çdo artikulli në meny.

Mbrëmjen e fundit, para se të nisesha për në shtëpi, u ndala pranë furrës së sipërpërmendur për të shpenzuar kusurin e mbetur (rreth 400 lekë ose 4 euro),, me plan të blejë disa pasta për udhëtimin. Dola me 3 qese plot sandviçë, role, simite, gërsheta, pasta të mbushura, djathë, çokollatë.

“Është një dhuratë për udhë të mbarë…”, më tha i buzëqeshur i riu nga Gjakova, duke më lënë të befasuar dhe pa fjalë.

E adhuroj plazhin në Shën Gjin. E dini çfarë më tha zonja ime: Tani e di pse më pëlqen këtu. Nuk ka sjellje të stisura, gjinj e prapanica plastike, buzë jashtë normale, egërsira me tatuazhe (pashë vetëm një “të njollosur” dhe ishte një slloven). S’ka fëmijë të hallakatur e të paedukatë që çirren të hedhin rërë e qepojnë kokës me top vrapojnë mbi peshqirët tuaj” e ajo që e thonë është një stereotip.

Ata jetojnë të njëjtën jetë si ne, me telashe, gëzime dhe pikëllime si ne. Shijojeni Shqipërinë për të paktën dhjetë ditë. Ju do të ktheheni përsëri … me siguri. Për mua nuk ka asnjë dyshim. Shihemi sërish verën e ardhshme.