Lajme

Shkullaku: Moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe është një akt që i jep dinjitet shtetit të Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:55 / 31 March 2022

Opinionisti Armand Shkullaku ka thënë që moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe, është një akt që i jep dinjitet shtetit të Kosovës.

“Vendimi që ka marrë Qeveria Kurti, që serbët e Kosovës mos të votojnë zgjedhjet serbe këtu, është një vendim i dinjitetshëm dhe një veprim dhe një vendim shtetari që e respekton sovranitetin dhe integritetin e një vendi të pavarur. Është një akt që i jep dinjitet shtetit të Kosovës, pra që të mos vijë kushdo dhe të bëjë zgjedhje si t’i teket, të paktën të ketë një marrëveshje.”, tha ai.

“Secili prej tyre e ka lojën e vet politike – Vuçiqi është në prag të zgjedhjeve, Kurti jo, por gjithsesi është një vendim që shkon me politikën e Kurtit është brenda premtimeve dhe frymës së tij. Nuk ka bërë ndonjë veprim të papritur, ka një konsekuencë në raport me votuesit e tij. Sa i takon Serbisë dhe Vuçiqit, nuk mund të them që fiton simpati në raport me Bashkësinë Ndërkombëtare”.

Tutje Shkullaku në Rubikon në Klan Kosova tha që reagimi i shteteve të QUINT-it, është një deklaratë kalimtare.

“Nuk vërtetohet respektimi i të drejtave të pakicave nga mbajtja ose jo e zgjedhjeve të një shteti tjetër brenda një shteti. Ata nuk mund të lihen pa votuar, mund të votojnë me postë dhe mund të kenë mundësi të tjera për të votuar, por nuk mund të veprohet sikur është Serbi”.

Jakými změnami projde vaše tělo, Tento je váš muž": charakteristiky spolehlivého partnera pro Jak se zbavit nežádoucích mouch v bytě: Jak se zbavit nepříjemného zápachu z Proč se televizor nezapíná: nejčastější příčiny a Jak zmrazit bobuloviny na zimu: podrobný plán krok za krokem Co se stane, když každý den budete jíst Jaké změny očekávat v lásce: psychologický test vám 6 věcí, které profesionální dekoratéři nikdy nedělají ve Přesný věk transformace lidí v jejich rodiče 7 druhů zeleniny, které se vyplatí Lososový kebab: Neobvyklý recept na chutnou pochoutku