Opinionisti, Armand Shkullaku, vlerëson se përfaqësimi i kryetarëve të komunave në listat e LDK-së është i rrejshëm.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai tha se LDK dhe PDK kanë një problem të përbashkët me përfaqësimin politik në këto zgjedhje.
“Është dilema ose përpjekja mes vendosjes së autoritetit të lidershipit të ri dhe nevojës për të mbajtur gardën e vjetër. Që d.m.th. për mua LDK-ja – Abdixhiku ia ka dalë pak më mirë me këtë listë që të vendosë edhe një pjesë goxha të rëndësishme të veten si lider i ri i LDK-së, por dhjetëshja e parë është garda e vjetër e LDK-së që i rezistoi edhe një furtune të para katër vjetësh me një rezultat shumë të keq për LDK-në, ama një pjesë e tyre arritën të mbledhin një numër të konsiderueshëm votash dhe në zgjedhjet lokale kanë dalë suksesshëm, dhe prandaj i ka futur në listë, por kjo prapë është një lojë politike sepse ata me të marrë votat do të kthehen prapë në komunat e tyre, kështu që përfaqësimi, në njëfarë mënyrë, është i rrejshëm”, deklaroi Shkullaku.