Lajme

Shkunden plakat, nuk shkaktojnë dëme (VIDEO)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:43 / 20 April 2022

Rrugët e qyteteve kosovare u mbuluan me të bardhë në fund të muajit prill. Këto reshje të borës nuk pritet të kenë efekte negative. Kështu tregoi meteorologu Sylë Tahirsylaj, në emisionin Info Klania.

Sipas tij, borë dy metra në muajin prill kishte në vitin 1976 në Dragash.

Ndërsa pati edhe disa fjalë për gojëdhënën e shkundjes së plakave.

“Plakat e fundit janë këto. Ishalla nuk shkunden të rejat se bëhet kiameti”, tha Tahirsylaj.

Tahirsylaj tutje tha se jo vetëm Kosova por edhe vendet e rajonit si Maqedonia, Serbia kanë pasur reshje të borës.