Ballina

“Shokon” Gashi: Besnik Bislimi është vra.sës potencial, e ka goditur deputetin me shishe xhami në kokë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:55 / 13 July 2023

Analisti Dardan Gashi, e ka dhënë një deklaratë të rëndë në “Debat Plus”, të RTV Dukagjinit. Ai e quajti zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, “vrasës potencial”, për shkak se sipas tij e ka gjuajtur deputetin e PDK-së, me shishe të xhamit në kokë.

Gashi, tha se dhuna është filluar nga Bislimi, dhe se sipas tij kjo ka qenë e menduar mirë.

“Dhunën ai e fillon [Besnik Bislimi], ai njeri është vrasës potencial, ai gjuan me shishe direct në kry me shishe të xhamit. Ai është vrasës potencial që gjuan me shishe të xhamit në kry. Nga fillimi  e provokon situatën, e merr letren e çkyn, provokon, gjuan me shishe dhe shkon fshehet e qesh me kryeministrin”, ka thënë ai.

Tutje Gashi ka thënë se në Kuvendin e Kosovës, dhunën e ka futur Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosja.