Ballina

E shantazhonte një grua për publikimin e videove intime, arrestohet një person në Gjilan

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:20 / 23 September 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Gjilan pasi ka shantazhuar një grua për publikimin e disa videove të saj me përmbajtje intime.

Njësitë relevante policore ka identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është duke u shantazhuar nga disa persona në rrjetet sociale, për publikimin e disa videove të saj me përmbajtje intime. Nga njësitë relevante policore janë ndërmarr veprime hetimore për t’i identifikuar personat e dyshuar, më 22.09.2023, është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.