Ermiona është njëra nga ish banoret më të drejtëpërdrejta.
Sonte në spektakël, ajo ka komentuar raportin Kiara-Efi, shkruan lajmi.net.
Ish banorja ka shpërthyer teksa tha se ato po i bien Luizit.
Ndër të tjera, ajo tha se Luizi e fiton pasi ka 5 muaj që ha zhavorr.
“Këta që janë futur në fund, duan të jenë protagonistë në të gjitha këndet. Kur t’i futesh aty je lojtarë, nëse mendon se po futesh t’i bësh favor. Efi e njohu këtu Luizin dhe e pa mbështetjen për të. Ato karrierën e tyre e kanë lidhur me spektaklin, prandaj edhe janë futur brenda. Kiara që zihet, ia nxin jetën Luizit, ai ka 5 muaj që han zhavorr në atë shtëpi. Dhe ju vini nga jashtë dhe njëra thotë mikesha, dhe njëra e dashura, pra mos i bini Luizit, Për mua e fiton Luizi, sepse ka bërë spektakël. Ato u zien dhe më pas u puthën, çfarë janë këto filma aman.”, tha Ermiona në studio.