Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka reaguar pas incizimit qe publikoi Berat Buzhala
Poshtë reklamave lexoni lajmin e plotë 👇
Me plot sakrifica për 20 vite ndërtuam shkolla, rrugë, autostrada, ushtri, ligje, stafe profesionale në administratë dhe polici, që meritonin respekt, por që këta që janë tani në pushtet i shanin, i pështyenin e i gjakosnin. Kjo parti në pushtet përmes më të poshtrit në VV u mundua të më nxjerr si tradhtar që po udhëheq arsimin në një grevë. Atë ditë, që ishte më e rënda në jetën time, qava me lot dhe pësova goditje të rëndë në shëndetin tim e ai i paftyrë (Elvis Hoxha i VV-së), siç janë shumica në partinë e tij, doli e kërkoi falje të pjesshme”, shkroi Jasharaj.
Kreu i SBASHK-ut tutje ka thënë se kjo qeveri nuk ndërtoi asnjë gjë, por rrënoi çdo gjë.
“Atëherë edhe heshta ndaj tij dhe ndaj ushtrisë në Facebook, kësaj ushtrie të poshtër të Albinit, por ka Zot dhe e vërteta doli sheshit. Unë dhe shumë nga ne që kemi ngritur zërin kundër kësaj Qeverie, që nuk ndërtoi gjë, por rrënon çdo gjë, e që të paftyrët, që nga qeveria e deri te ushtarët e tyre në Facebook e disa analistë pa as edhe një vlerë njerëzore, që drejtuan pështymë, fyerje e ofendime se jemi me Serbinë, Rusinë e me grupe kriminale, tani pas këtyre bisedave të zonjës Kusari Lila, që i dëgjoi krejt bota, po ua them se as unë e as tërë familja e fisi im bashkë me punëtorët e arsimit nuk kemi pështymë aq sa e meritoni ju, por mbajeni në mend se pështyma e të vërtetës dhe e historisë do bie mbi ju”, ka përfunduar ai.