Në lidhje me debatin në Kosovë ka reaguar ashpër edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.
Ai thotë se halli i opozitës nuk është Veriu, por e kanë problemin diku tjetër.
E ky problem sipas Miftari është te miliardat që opozita kanë vjedhur në shtetin e Kosovës.
Ai akuzon të gjitha partitë për këto vjedhje, që nga “bashkëluftëtarët” e Adem Jasharit e deri të “rugovistat” e LDK-së.
Postimi i plotë:
Opozita PDK, LDK, AAK… nuk e kanë hallin te Veriu, halli dhe problemi dhe paniku i tyre është te miliardat e vjedhura nga ish pushtetarët, e nëse bëhet të pavarura najherë prokuroria, gjyqësia, inteligjenca e hetuesia që me mbrojt vetëm ligjin dhe shtetin e Kosovës nga krimi, jo na njerëzit por kanë mu çudit edhe gjaja nëpër ferma e shtalla se sa miliarda i janë vjedh deri sot Kosovës.
Janë vjedh nga profiterat e luftës, politikës, patriotat, shtetformuesit, komandantët sidomos nga “bashkëluftëtarët” e Adem Jasharit dhe nga e ,”Rugovistat” e Ibrahim Rugovës, nipat e Skënderbeut e Nënës Terezë e Mic Sokolit.
Lajme
“Shpërthen” Naim Miftari, tregon kush vodhi miliardat në Kosovë…
2:33 / 23 December 2022