2:49 / 25 December 2023
Kryetari në detyrë i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi është prononcuar rreth zgjedhjeve parlamentare të 17 dhjetorit
Sipas Arifit dalja i shqiptarëve në zgjedhje ishte e vogël dhe se fajtor për këtë ishte Albin Kurti.
Shqiprim Arifi ka potencuar se Albin Kurti po e përkrah Shaip Kamberin dhe partneret e tij të koalicionit.
Ai ka bërë të ditur se bisedime rreth unifikimit ka pasur në Tiranë por pa sukses.
“Me Shaip Kamberin nuk mund të bisedohet sepse ai na ka thënë se marrëveshja duhet të nënshkruhet në Prishtinë te Kurti. Normal se Kurti e suporton Kamberin, këtë nuk e bënë Shqipëria sepse Shqipëria është shtet e nuk është banana Republikë sikur e Kurtit” ka deklaruar Shqiprim Arifi.